Ajo “lind” çdo muaj, por ka vetëm një fëmijë

Herën tjetër kur do të doni të ankoheni se keni dhimbje gjatë ciklit menstrual, le të ju kujtohet Sofi Loader. Ajo është gruaja që ka lindur me dy mitra, që do të thotë se çdo herë që të ketë ciklin mujor shkon në spitalin e lindjes , raporton Mirror.Sofi Loader

Gjatë këtyre ditëve të muajit Sofi ka dhimbje të lindjes, që zgjasin për 72 orë. Dhimbjet janë të tmerrshme derisa mitra e saj mbushet me gjak, që është njësoj sikur të bartë foshnje nëntë-muajsh, e cila do të lind.
Kur në moshën 13 vjeçare fitoi ciklin e parë mujor, mjekëve iu deshtën disa muaj për të zbuluar se pse kishte dhimbje aq të forta. Ajo mësoi se mitra e saj e majtë është e shëndetshme, por mitra e djathtë për çdo muaj i mbushet me gjak dhe e “mashtron” trupin e saj, si të ketë ndjenjën se lind fëmijë.

“Më shumë se 30 herë kam qenë në spital për shkak se nuk mund t’i duroja ato simptoma”, tha Sofi.
Së fundi mjekët arritën vetëm ta mësojnë se si t’i kontrollojë dhimbjt me ushtrime të frymëmarrjes që gratë përdorin gjatë lindjes së vërtetë.

“Isha në spitalin e lindjes më shumë se 100 herë, por vetëm një herë linda në të vërtetë. Kur iu thashë mjekëve se kam dhimbje, kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kur isha 13 vjeç dhe kontraktimet filluan, kurrë nuk kisha ndjerë asi lloj dhimbjesh dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte me mua. Ishte e frikshme edhe mjeku mendoi se isha shtatzënë “, sqaron Sofi.

Sofi Loader
Sofi Loader

Ajo jeton me të dashurin e saj, Keegan dhe birin e vetëm 2-vjeçar, Çejs.

“Kur e linda Çejsin isha nën anestezion për shkak të seksionit cezarian, kështu që për fat të keq nuk munda ta krahasoj lindjen e vërtetë me dhimbjet e rrejshme. Unë nuk do t’ia dëshiroja këtë asnjë gruaje. Një dhimbje e lindjes është më se e mjaftueshme, “shtoi ajo./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button