Politiko, edhe hëngri dajak edhe duhet të paguajë 300 euro gjobë

Mbrëmë në stacionin policor në Kisella Voda, inspektori i policisë e ka thirrur gazetarin Sashe Ivanovski të cilit i ka thënë se MPB ka vendosur që ta dënoj me 300 euro për nxitjen e rrahjes, transmeton A1on.

“Paramendoni edhe më rrahën, u pa nga incizimi, tash plus të paguaj dënim. Inspektori më tha se gazetari i Sitellit ka dërguar pesë dëshmitar nga incidenti para rezidencës së ambasadorit Orav”, theksoi Sashe Ivanovski.

Ashtu si i ka thënë inspektori, ata kanë dëshmuar se për ta rrahur, gazetari Sarma fillimisht ka qenë i provokuar dhe sharë nga Sashe, për këtë arsye edhe fizikisht kanë qëruar hesapet.

Lajme të ngjashme

Back to top button