Ohër-Sulmohet zyra e VMRO-DPMNE-së

Autorë të panjohur kanë sulmuar me gurë selinë e VMRO-DPMNE-së në Ohër. 

Rasti është denoncuar mëngjesin e sotëm në Polici, pasi gjatë natës ishte kryer akti vandal. 
Zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimovski informoi se rasti në mëngjes është paraqitur në polici, pas çka policia po punon në zbardhjen e rastit.

Krerët e VMRO-DPMNE-së në Ohër, kanë shprehur dëshpërimin e tyre për mënyrën që kanë zgjedhur individë ose grupe për të shkaktuar tensione politike në periudhën e kaluar. 

Nga partia thonë se nuk kanë asnjë indikacion për autorin e mundshëm të aktit të shëmtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button