Nxënësit e shkollës “Wilson”, i përgjigjen apelit të një nëne të dëshpëruar

Nxënësit e shkollës “Wilson”, i përgjigjen apelit të një nëne të dëshpëruar, nga fshati Llopat i Kumanovës për të ndihmuar  shërimin e kushtueshëm të fëmijës së parë  të sajë .

Nxënësit e kësaj shkolle, nga Tetova, do të performojnë  sot në amfiteatrin e shkollës, për të ndihmuar Saliun e vogël. Manifestimi human i shkollës  “Wilson”, për grumbullimin e donacioneve dedikuar shërimit të Saliut 16 muajsh, do të fillojë në orën 17.30. 


Një sëmundje e rendë , por e shërueshme, ka bërë që Saliu i vogël nga fshati Llopat i Kumanovës, të mos ketë një fëmijëri si të tjerët. Ai, nuk mund të lëvizë, për shkak  të një sëmundje që ka penguar zhvillimin normal të këmbëve të tij.  Mjekët japin shpresë se Saliu 16 muajsh, mund të hapëroje  drejtë ardhmërisë me këmbët e veta, pas një kurimi të kushtueshëm që kërkon shumën e 20 mijë euro për tre operacione që duhet të kryhen ndaj tij.

Familja e vogëlushit nga fshati Llopat i Kumanovës nuk ka mundësi të sigurojë këtë shumë të parave. Shpresa e tyre mbetet në grumbullimin e kësaj shume, nga njerëzit human.  Saliu 16 muajsh është fëmija i parë i familjes, nëna e tij Habibja apelon  te të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë  djalin e tyre të vogël

Lajme të ngjashme

Back to top button