A dështoi përpjekja e Linda Halimit në tregun amerikan?

Megjithëse ka vite që jeton në Amerikë dhe po punon për t’u futur në industrinë më të madhe të muzikës, Linda Halimi vetëm para dyjavësh ka arritur finalizojë projektin e saj.

“Cold World” titullohet kënga, të cilën këngëtarja e solli të realizuar me videoklip duke debutuar në tregun amerikan, transmeton Telegrafi.

Por kjo përpjekje e këngëtares po del të mos jetë fort e suksesshme pasi që kënga e saj nuk ka arritur të depërtojë në tregun muzikorë amerikan, madje as në atë shqiptar, duke u “shuar” menjëherë sapo u publikua.

Se kjo përpjekje e këngëtares mund të quhet e dështuar, dëshmon edhe numri tejet i vogël i klikimeve në kanalin “Youtube”, ku ka marrë rreth 17 mijë klikime.

Lajme të ngjashme

Back to top button