Recension: Flutura-mutante vdekjeprurëse sulmojnë për çdo ditë!

 [Recension: Flutura-mutante vdekjeprurëse sulmojnë për çdo ditë!]

Lajmi të cilin e recensojmë është joprofesional në disa aspekte të gazetarisë. Titulli është i paqartë dhe mund ta çojë lexuesin në interpretim të gabuar, në tekst nuk ka asnjë fakt, dëshimi ose burime, e poashtu edhe fotografia është kontestuese.

Внимавајте  Смртоносни пеперутки мутанти напаѓаат секојдневно   Press24Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Flutura-mutante vdekjeprurëse sulmojnë për çdo ditë!

Data dhe koha e publikimit: 10.07.2015

Data e recensionit: 17.07.2015

Recensues: Аna Аnastasovska

Lajmi fillon me paralajmërim bombastik në titull: “Flutura-mutante vdekjeprurëse sulmojnë për çdo ditë”. Ku sulmojnë këto flutura është pyetja që parashtrohet logjikisht. Poashtu, është logjike që lexuesi të mendojë se kjo ndodh në Maqedoni, aq më tepër që vetëm dy ditë para se të publikohet ky lajm, më 8 korrik mediat maqedonase publikuan lajme se disa flutura të bardha të panjohura janë paraqitur në Ohër dhe se nga kontakti me to njerëzit kanë fituar reagime të fuqishme alergjike.

Mirëpo, kur do ta hapni lajmin, do ta shihni se paralajmërimi u dedikohet njerëzve në Serbi, e jo në Maqedoni.

Insekte helmuese për çdo ditë sulmojnë në Serbi, ndërsa në mesin e të kafshuarve ka edhe fëmijë.

Edhe paralajmërimi i këtillë nuk është i vërtetë. Autori i artikullit askund nuk ka theksuar se ku në Serbi janë paraqitur këto flutura, sa viktima ka nga kafshimi i tyre, nuk ka deklarata nga mjekët, nuk ka burime të lajmit, nuk ka asgjë.

Fluturat në krahët e tyre kanë gjilpëra helmuese, dhe më shpesh i sulmojnë njerëzit në orët e mbrëmjet. Deri tani në spital kanë përfunduar mbi 100 fëmijë.

Nuk është theksuar se prej ku është marrë lajmi, e as që ka të vendosur ndonjë link. Nuk dihet se a kanë shkruar mediat serbe për këtë temë. Asgjë nga kjo nuk mund të kuptohet në tekst, dhe për këtë shkak është vënë në pikëpyetje vërtetësia e tij.

Poashtu, ajo që është interesante është fotografia që është përdorur në artikull. Në të është paraqitur një molë-venecuele, një lloj i rrallë i molës që është zbuluar para do kohësh. Fotografia është marrë pa të drejtë nga feed-i në Flickr i dr. Artur Anker-it pa e theksuar burimin.

Gazetari duhet ta dijë se është detyrë e tij që ta informojë lexuesin, e jo “t’ia nxjerrë mendtë”, siç është rasti me këtë tekst, dhe me këtë rast të mos përdorë asnjë fakt ose dëshmi. Teksti i transmetuar në këtë mënyrë nuk është asgjë tjetër, përveç se tregim për fëmijë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button