Reagon Agani: Jahjaga merr rolin e mbretit kur flitet për shamitë

Fjalori i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në mënyrë patronizuese dhe me një fuqi monarku nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Prandaj, kërkojmë nga ajo që të mos tejkalojë kompetencat e saja kushtetuese dhe të ketë ndjeshmëri dhe maturi shumë më të madhe kur janë në pyetje vlerat kulturore të qytetarëve të besimit Islam që paraqesin shumicën absolute të vendit tonë.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani në një tubim elektoral para qytetarëve të Rahovecit, duke ripërsëritur edhe njëherë se në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, populli i Kosovës nuk do të lëshojë pe para përpjekjeve të inxhinieringut politik dhe kulturor që ka për qëllim ndryshimin e vlerave të traditës së tij kombëtare dhe fetare.

“Presidentja e vendit del dhe deklarohet në nëj mënyrë patronizuese me një fuqi të një monarku, në një sistem demokratik kushtetues se kurrë nuk do të lejohet shamia në shkollë. Ky fjalor është i huaj për një shoqëri demorkatike, për nëj shoqëri me rend kushtetues. Është fjalor që i takon kohës së kaluar. Dëshiroj të kuptoj se ka qenë moment i një gabimi, i një emocioni të motivuar dhe që ka qenë fjala për një moment të një gabimi.” tha Ferid Agani.

Sipas Aganit, një qëndrimi i tillë bjen në kundërshtim të plotë me normën dhe kauzën e konceptet e Partisë së Drejtësisë, e cila synon që në themelet e shtetndërtimit të vendoset respektimi për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button