Irani zotohet për ndëshkim të njerëzve që promovojnë heqjen e shamisë

Njerëzit që inkurajojnë gratë të heqin hixhabin, do të gjykohen në gjykata penale dhe nuk do të kenë të drejtë apeli kundër ndëshkimit, është cituar të ketë thënë zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Ali Jamadi. Komentet e tij vijnë pas rritjes së numrit të grave që sfidojnë urdhrin në Iran për vendosje të mbulesës në kokë nëpër qendra tregtare, restorante, rrugë, dhe ambiente tjera publike, transmeton REL. 

Shumë gra të njohura për publikun dhe aktiviste, kanë nisur në muajt e fundit që të postojnë veten e tyre nëpër rrjete sociale, pa shami.

Policia iraniane ka instaluar të shtunën kamera në ambiente publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë që dalin pa shami, kanë raportuar mediat iraniane.

“Krimi i promovimit të heqjes së shamisë, do të gjykohet në gjykata penale, vendimet e të cilave janë përfundimtare dhe të paapelueshme”, ka raportuar agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Mehr, duke e cituar zëvendës-Prokurorin e Përgjithshëm, Ali Jamadi.

“Ndëshkimi për krimin e promovimit, dhe inkurajimit të të tjerëve për heqje të hixhabit, është shumë më i rëndë sesa krimi i heqjes së hixhabit vetë, sepse është një shembull i qartë i inkurajimit të korrupsionit”, ka shtuar ai.

Zyrtari iranian nuk e ka përmendur llojin e ndëshkimit.

Një numër i konsiderueshëm i grave kanë sfiduar urdhrin e shamisë, prej vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Aminit, në shtator të vitit të kaluar, sa ka qenë në mbajtje policore.

Ajo është ndaluar nga autoritetet nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Forcat e sigurisë, më pas, i kanë shtypur protestat, që janë mbajtur pas vrasjes së Aminit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button