IFEX për Kezharovskin: Vendimi skandaloz, gjykatësi ka refuzuar fakte

Rrjeti Global për Mbrojtjen dhe Promovimin e Lirisë së Shprehjes (IFEX), me seli në Toronto të Kanadasë, ka dalë në mbrojtje të gazetarit Tomislav Kezharovski, duke kërkuar lirimin e tij nga burgu. 

Organizata e quan vendimin si “skandaloz” dhe i vëren gjykatës se ka refuzuar të pranojë faktin se tekstet e gazetarit kanë qenë në funksion të interesit publik. 

IFEX shkruan në reagim, duke i dhënë të drejtë gazetarit, se opinioni është dashur ta dijë se Policia po kurdis një dëshmitar të rremë kundër të akuzuarve në rastin e vrasjes në fshatin Oreshë. 

“Gjykatësit duket se i janë nënshtruar presionit dhe ndikimit serioz të qendrave të pushtetit, ndaj nuk kanë marrë parasysh faktet por vetëm kanë rishkruar në aktgjykim aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, se Kezharovski ka bërë vepër penale duke zbuluar identitetin e dëshmitarit të rrezikuar. Për këtë dëshmon dënimi me 4.5 vite burg, që është i paparë në gjyqësinë evropiane”, thuhet në reagimin e IFEX.

Lajme të ngjashme

Back to top button