Pushtet i fuqishëm, demokraci e dobët

Erol Rizaov, kolumnë-“ Pushtet forcuar, gjykatë e turpshme”, Utrinski Vesnik
Institucionet shtetërore janë të formuara  edhe me ideologji edhe kadrovikisht  me direktiva politike dhe funksionojnë si degë partiake dhe qeveritare. Gjykata, shteti juridik, policia, parlamenti, buxheti, mediumet…

Gordana Duvnjak, editorial-“ Gëzuar festa!”, Utrinski Vesnik
Çka do që  mendon shefi i shtetit dhe ata përreth tij, gazetarët vendosën të mos qëndrojnë nëpër shtëpia në ditë feste ose të shëtisin në këtë kohë jashtëzakonisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Sepse e dinë që kanë motiv të fortë- demokracinë.

Robert Nesimi, kolumnë- “Lamtumirë Evropë(2)”, Utrinski Vesnik
Ndoshta në vend të zgjedhjeve parlamentare, do të ishte më e dobishme në mars të shkojmë në referendum për emrin. Bile të dimë se çka saktësisht duam dhe si i kemi punët.

Vele Mitanoski, kolumnë- “Komunizëm në mënyrë Ohri”, Utrinski Vesnik
Çdokujt sipas nevojave- askujt sipas përgjegjësive. Administrata në vetëqeverisjen lokale qenka e mbushur deri në përmasa të pakuptimit, 7-8 herë më shumë se standardet evropiane.

Hristo Ivanovski, koment- “Historia nuk shkruhet nën diktim”, Dnevnik
Nga Brukseli, Maqedonisë i rekomandohet ti shkruajë librat nga historia së bashku me Grekët dhe Bullgarët ( e të mos i harrojmë edhe Shqiptarët, Serbët dhe Kosovarët). Që kjo të ketë sukses, së pari duhet Greqia dhe Bullgaria të shkruajnë histori të përbashkët ( si munden pa Turqinë!)

Xhejson Miko, kolumnë- “BE publikon të njejtin lajm për të pestën herë”, Dnevnik
Është e vërtetë absolute se Romania dhe Bullgaria, e tani edhe Kroacia, nuk kanë përfitim nga anëtarësia në BE, dhe anketimet e deritanishme në të gjitha shtetet e vërtetojnë këtë. Shumica e Kroatëve aspak nuk dëshirojnë hyrje në BE.

Pande Kolemishevski,” kolumnë- Formimi  në Selanik, kongresi në Resnje”, Dnevnik
Hristo Tatarçev, Andrej Ljapçev dhe Simeon Radev janë tre Resnjanë që kanë lënë shënojë në politikën Bullgare, por edhe në shoqërinë kah fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20. Ljapçev është mes njëqind personave të rëndësishëm në Bullgari, Radev është sekretar i delegacionit Bullgar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Bukureshtit në vitin 1913, e Tatarçev është presidenti i parë i VMRO.

Radmila Shekerinska, kolumnë- “Anoreksi”, Sloboden Peçat
Tak tak! Kush është? Policia! Kë e kërkoni? Ty! Pse? E din vetë! Keni të drejtë: heshta…. 
/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button