Ronaldo i ve syrin Margot Robbie

Ylli i Real Madrid, Christiano Ronaldo, i ka vënë syrin një prej femrave më të bukura të Hollywood. Bëhet fjalë për aktoren Margot Robbie.

Britanikja “Mirror” raporton se sëfundmi, Ronaldo është shfaqur tepër i interesuar në profilin e aktores australiane në Instagram. Ai madje nuk i ka kursyer edhe “pëlqimet” për disa foto të 25 – vjeçares.

Sipas gazetës, nuk është aspak e vështirë për të kuptuar se përse futbollisti 30 – vjeçar mund të ketë tërheqje për Margot, e admiruar për pamjen e saj të jashtme, por edhe për talentin.

Fatkeqësisht për Ronaldon, aktorja, e cila aktualisht po punon për filmin e saj të radhës, “Suicide Squad”, e ka një të dashur.

Nga ana tjetër, Ronaldo është përfolur për lidhje me disa bukuroshe që prej ndarjes nga Irina Shayk, përfshirë modelen Alessia Tedeschi.

Lajme të ngjashme

Back to top button