Behrami nuk mendon se janë favorit

Napoli arriti një fitore të madhe në udhëtim tek skuadra franceze Olimpique Marseille, ndërsa me këtë tre pikësh i kanë shtuar gjasat për një kualifikim të mundshëm nga Grupi F, grup që njihet ndryshe si “Grup i vdekjes”. Napolitanët kanë shënuar fitore të madhe në udhëtim prej 2:1, ndërsa mesfushori kosovar Valon Behrami është paraqitur në fushë për 90 minuta.

Lojtari mitrovicas, ka theksuar se fitorja e arritur në Francë, është shumë e rëndësishme për të bërë një hap para, mirëpo ndeshja e radhës në “Sao Paolo”, kundër skuadrës së famshme franceze do të jetë vendimtare, shkruan Arena.

“Ishte një fitore tejet e rëndësishme për të vazhduar drejtë kualifikimit. Mirëpo ndeshje më vendimtare dhe më e rëndësishme do të jetë ajo që do të zhvillohet në “Sao Paolo”, përballë Marseilles, pasi në rast se fitojmë do të bënim një hap të madh para se të përballemi në Gjermani me Dortmundin”, shprehet mesfushori kosovar. Tutje Behrami ka folur edhe rreth rrjedhës së ndeshjes, ku tregoi se skuadra e tij ka ndier kënaqësi që nga starti i ndeshjes, duke krijuar raste të mira shënimi..

Lajme të ngjashme

Back to top button