Johnny Depp blen ishullin grek Strongjili

Aktori i njohur amerikan,Johnny Depp bleu një ishull të pabanuar grek, njoftoi Greek Travel Pages (GTP)

Sipas një njoftimi kompanisë së pronave të paluajtshme ”Proto Organization”, aktori bleu ishullin Strongjili’ në grupin e ishujve Dhodhekanisi për 4,2 milionë euro.

Ishulli, 1 500 metra i gjatë dhe 700 i gjerë, shtrihet në lindje të Mesdheut, pesë milje detare në juglindje të ishullit tjetër,Kastellorizo, dhe është ishulli më lindor në Greqi, pranë brigjeve turke.

Depp, i cili po xhiron në seri të re të ”Piratit të Karaibeve”, bashkëpunoi me të njëjtën kompani pronash që kanë bashkëpunuar edhe aktori George Clooney dhe futbollisti, Cristiano Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Back to top button