Basha paralajmëron nisjen e protestave: Për pranverën shqiptare

Kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëroi në mbledhjen e grupit parlamentar nisjen e protestave masive.

Ai tha se protestat do të nisin në vjeshtë dhe do të vazhdojnë deri në pranverë.

Jo më kot ai foli për një pranverë shqiptare.

“Këto janë problemet. Këto janë betejat. Të thirrur në këtë betejë janë jo vetëm demokratët dhe opozitarët por të gjithë ata që ndajnë me ne dhe besojnë si ne në vlerat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të gjithë shqiptarët që pavarësisht bindjeve politike nuk mund e nuk do të pranojnë kurrë inkriminimin e pushtetit. E pra në këtë këndvështrim ne jemi shumica.
Madje shumica dërrmuese. Në parlament le të kumbojë zëri juaj si përfaqësues të kësaj shumice. E le të bëhemi gati që fuqia e zërit të kesaj shumice të oshëtijë në sheshet dhe rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona duke nisur që nga kjo vjeshtë e pa kthim, pa kthim deri në pranverën shqiptare të mposhtjes së oligarkisë dhe regjimit të krimit e korrupsionit dhe rivendosjen e themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës,” tha Basha.

Ky paralajmërim i tij vjen në një kohë që pas disa vizitave shumë të rëndësishme në Shqipëri nga zyrtarë të BE dhe SHBA, është bërë thirrje që të ulen tonet konfliktuale në politikë.

Luftë frontale korrupsionit dhe kontrabandës është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. Kryeministri, tha Basha, ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit në mënyrë hajdutçe.

“Do të heqin investimet në shkolla e cerdhe, sepse paratë janë vjedhur. 150 milionë dollarë që iu vodhën në tatime e dogana nuk do të shkojnë për shqiptarët, sepse i kanë vjedhur për vete. i kanë bërë shuka shuka në dysheqet e zuzarëve dhe horrave. Ndonjë cironkë prangoset herë pas here për sy e faqe, ndërsa balenat fryhen. U rritën cmimet, aciza dhe po rritet varfëria e papunësia. Investimet e huaja janë pranë zeros, kreditë e brendshme në pikiatë. Kjo është skema”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button