Vuçiq viziton Preshevën, Ragmi Mustafa e nderon me mirënjohje (Video)

Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka filluar vizitën e tij zyrtare në Preshevë dhe Bujanovc, ku është duke zhvilluar takime me krerë të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare, përfshi këtu edhe Kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafën.

Menjëherë pas arritjes, Kryeministri Vuçiq është nderuar me mirënjohje si kryeministri i parë serb që viziton komunat shqiptare në Serbi. Përgjigja e Vuçiqit ndaj kësaj mirënjohje për atë ka qenë: “Mos më thuaj që jam kryeministri i parë të vizitoj Preshevën”, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, numër i shtuar i forcave të sigurisë janë vërejtur nëpër rrugët e Preshevës, dhe emigrantë që prisnin para Qendrës së Pranimit për të aplikuar për azil para organeve kompetente.

Ndërkaq, pas takimit Vuçiq pritet të vizitoj qendrën e maternitetit në Preshevë si dhe qendrën për pranimin e emigrantëve, që do të përcjellet me vizitën e tij në Bujanovc.

Lajme të ngjashme

Back to top button