Mesazhet e katërshes evropiane për marrëveshjen e liderëve politik

Hah, Kukan, Hovit dhe Vajgël në reagimin e  tyre të përbashkët, pas arritjes së marveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, e përshëndesin përkushtimin për marrëveshje nga katër partitë kryesore në Maqedoni dhe bisedimet konstruktive të mbajtura në Shkup më 14 dhe 15 qershor.

“Kjo marrëveshje bazohet në marrëveshjen e 2- qershorit dhe parashikon kthimin e LSDM-së në kuvend, formimin e një qeverie të re  e cila do t’i përgatis zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill 2016 dhe për emërimin e një Prokurori special i cili do ti analizoj problemet lidhur ose të cilat dalin nga ndjekja e komunikimeve. Pas dialogut disa mujor, ne e përshëndesim përkushtimin e liderëve politik për integrim euroatlantik dhe perspektiv evropiane të vendit. Kjo është një hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës aktuale dhe drejt zgjidhjes së sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet vendi”, ka porositur katërshja evropiane.

Hah, Hovit dhe Vajgël, gjithashtu kërkuan nga liderët në vend që sa më shpejt të implementojnë marrëveshjen e nënshkruar.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë palët që të sigurohet implementim i tërësishëm i të gjithë aspekteve nga këto obligime, përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit Evropian për reformë urgjente për pyetje sistematike nga sfera e sundimit të drejtësisë. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian do të ndjekin me vëmendje zbatimin e kësaj marrëveshje në muajt e ardhshëm. Do të bisedohet për përparimin, me tjerave edhe në takimin e Dialogun paraqasës të nivelit të lartë që do të mbahet në shtator, me pjesëmarrjen e të gjitha partive nënshkruese, si dhe të shoqërisë civile”, është mesazhi nga deklarata e përbashkët e Hahit, Kuanit dhe Vajgëlit.

Në vazhdimin e deklaratës me shkrim, KE- e publikoi Protokollin nga marrëveshja e nënshkruar mes Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit, në të cilin në veçanti potencohet pika 7, sipas të cilit “partitë, gjithashtu obligohen të shmangin çfarëdolloj pengesa, përfshirë edhe në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill të vitit të ardhshëm”.

LEXO: Bujar Osmani: Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së
LEXO: BESA: Me marrëveshjen e mbrëmshme u zyrtarizua sërish koalicioni anti-shiptar VMRO-BDI-PDSH
LEXO: RDK: Mos-implementimi i marrëveshjes mund të shkaktojë krizë më të thellë
LEXO: PPD: Përshëndesim marrëveshjen, pyesim partitë shqiptare cili ishte roli i tyre?!

Lajme të ngjashme

Back to top button