Schulz: Deri në fund të vitit mund të hapen Kapitujt për Serbinë

Kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz, pas takimit me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, është shprehur se hapja e kapitujve të parë negocius BE-Serbi varet nga shumë faktorë, jo vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes me Prishtinën, por “ai është element i rëndësishëm”.

“Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet tona vetëm në një pikë, por nëse çdo gjë shkon ashtu si duhet, mund të supozoj se deri në fund të vitit është e mundshme hapja e kapitujve”, ka thënë Sculz.

Ai i ka dhënë mirënjohje kryeministrit të Serbisë në hapat që ai ka marrë për arritjen e stabilitetit në rajon.

“Vizita e tij në Kroaci, Tiranë, raportet me Kosovën, pritja e Edi Ramës në Beograd…të gjitha këto janë hapa të jashtëzakonshëm trimërie, të rolit konstruktiv të Serbisë në rajon”, ka thënë Schulz.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, pas takimit me kryetarin e Parlamentit Europian, ka thënë se shpreson se kapitujt për negociata me BE-në do të fillojnë në tetor.

Ai ka theksuar, transmeton Koha.net raportin e B92, se shumë më shumë se sa për hapjen e kapitujve, brengoset për çështjen e stabilitetit në rajon duke shtuar se nga Schulz ka kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e Bashkimit Europian për stabilizimin e rrethanave në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Back to top button