Alojz Peterle: Përgëzoj marrëveshjen, hapen dyert drejtë BE-së

Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Kryetar i Delegacionit të Komisionit Parlamentar për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë komenton marrëveshjen politike të arritur në Shkup nga partitë politike kryesore të Maqedonisë:

“E mirëpres marrëveshjen politike e cila u arrit dje në Shkup nga partitë politike kryesore të Maqedonisë.
Marrëveshja siguron një moment pozitiv politik, që u jep fund muajve të ngërçit politik dhe siguron angazhimin e plotë të vendit në drejtim të procesit të integrimit në BE. Përfundimisht, marrëveshja në Shkup inkurajon perspektivën e vendit për në BE, duke demonstruar angazhimin e saj të plotë për të qëndruar në parimet demokratike.

Marrëveshja do të lejojë që të ri-nis formati i plotë i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të BE-së dhe Ish-Republikës Jugosllave të të Maqedonisë, duke siguruar një hap të rëndësishëm përpara drejt forcimit të dialogut të BE-së. Jam shumë i kënaqur të njoftoj se unë do ta vizitoj Shkupin javën e ardhshme, së bashku me zëvendës kryetarët e delegacionit për të diskutuar aktivitetet e ardhshme të Komitetit të Përbashkët Parlamentar dhe për të këmbyer pikëpamjet me liderët kryesorë politikë.

Në këtë drejtim, unë e përgëzoj Komisionerin Han dhe ekipin e tij ndërmjetësues, në udhëheqjen e procesit të ndërmjetësimit, që çoi në rezultate të frytshme. ” shprehet Peterle për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button