Stojkoviç e kërcënon Shqipërinë

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) u ka djegur shumë serbëve, e sidomos lojtarëve të përfaqësueses.

Vladimir Stojkoviç, portieri i Serbisë, premton se do t’i hakmerret ekipi kuqezi. Ai u premton serbëve se do të bëjnë gjithçka për t’ia pamundësuar Shqipërisë kualifikimin në Euro 2016.

“U pa qartësisht se cilët ishin shkaktarët dhe fajtorët për atë që ndodhi në atë ndeshje. Ishte e qartë se kush ishte fajtor për atë që ndodhi në Beograd. Dëshira për të fituar shpjegon gjithçka ndodhi”, Stojkoviç për “Informer”.

“Nuk kam asnjë qëllim dhe asgjë kundër asnjë kombëtareje. Megjithatë, kundër shqiptarëve do të bëjmë maksimumin për t’i ndalur që ata të kualifikohen. Ne do të bëjmë pjesën tonë që kjo gjë të mos ndodhë. Ky do të jetë edhe një ndëshkim nga Zoti për atë që bënë”, deklaroi portieri serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button