Mirësevini në Aeroportin e Prishtinës ! (Ceremonia e inaugurimit të Terminalit-Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Turqise, Erdogan u bene bashke sot gjate ceremonise se inaugurimit te terminalit te ri te aeroportit të Prishtines, “Adem Jashari”.

Kreu i qeverise se Shqiperise, Edi Rama, duke iu drejtuar me fjalen ‘Vellezer kryeministra te Turqise dhe Kosoves’ shprehu mirenjohjen e madhe qe ishte pjese e kesaj dite shume te rendesishme per Kosoven. 

EDI RAMA

“Kjo veper afirmon ambicien e Kosovës e shtetit 5 vjec, por që në 5 vjet ka kapur shumë nga koha e humbur duke u bërë shembull admirues për rajonin. Nuk mund të kishte ditë më të bukur se kjo për të mikpritur një mik të çmuar e të përkushtuar të të gjithë shqiptarëve si Erdogan. Ai është miku dhe vëllai ynë i pandarë në festa e vështirësi, në ditë më diell arritjesh të bukura si kjo e sotmja por edhe në kohë të vrenjtura ku miqtë e vërtetë dallohen mbi të tjerët dhe askush nuk do ta harrojë mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës. Ashtu sikundër askush nga ata që jetuan emocionin e ditës së pavarësisë nuk do ta harrojnë se bashkë me shqiptarë Erdogan dhe qeveria ishin mbledhur e ndiqnin mes TV komentet e asaj dite të shënuar”.

Sipas Rames, ky eshte rast shumë kuptimplotë për të qenë krenar dhe mirënjohës për Kosovën dhe shembullin e saj. “Thellësisht mirënjohës Thacit për nderin e madh që më bëri duke më ftuar si kryeministri i shqiptarëve të Shqipërisë. Me kënaqësinë e madhe dhe privilegjin e të qenit në krahë të dy miqve në rrugën e përbashkët të partneritetit strategjik mes nesh për të mirën e popullit shqiptar e turk e për të forcuar bashkëpunimin mes tre shteteve tona’tha Rama.   

Në orën 11:27 atyre u është bashkuar edhe homologu turk Erdogan, i cili është ftuar nga Kryeministri Thaçi. Ai shoqerohet nga bashkeshortja e tij dhe u prit ne ceremoni solemne nga kryeministri Thaci.

Terminali
 Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për periudhën 20 vjeçare. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë ndërkaq kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro.

Sipas marrëveshjes me Partneritetin Publiko Privat ky terminal ishte paraparë të ndërtohet 27000 metra katrorë përderisa Limak pothuajse ka dyfishuar këtë hapësirë duke e zgjeruar atë në 42.000 metra katrorë përfshirë këtu edhe urat ndërlidhëse për udhëtarë nga 3 në 4.

Ajo që është pjesa më mbresëlënëse e terminalit është përmendorja e Adem Jasharit në hyrje të terminalit. Pas ndërtimit të terminalit, aeroporti do të përpiqet të ketë edhe transport publik, që do të ketë orar të caktuar për transportimin e pasagjerëve prej aeroportit në kryeqytet dhe anasjelltas.

Sipas zyrtarëve menaxhues të aeroportit, vlera e investimeve në këtë terminal arrin shifrën rreth 130 milionë euro.

Vizita ne Prizren
Erdogan do të vizitojë dhe qytetin e Prizrenit ku do të shoqërohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Edi Rama. Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. / Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button