Kosovë, protestohet për shaminë në shkolla

Deklaratat e presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga se nuk lejohet bartja e shamive në shkollat publike ka nxitur që sot të organizohet një protestë, ku do të kërkohet shfuqizimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës që ka quar në ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla. Kjo protestë po bëhet edhe me rastin e vizitës së kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se nuk do të lejohet assesi bartja e shamive në shkollat publike.

“Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet sepse Republika e Kosovës është shtet laik”, ka thënë ajo, duke folur për shkollat publike dhe për vajzat nën moshën 18-vjeçe.

“Nuk do të lejohet bartja e shamisë”, ka insistuar ajo, raporton KP.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë njoftim se ku dhe kur do të mbahet kjo protestë, mediat thonë se protesta ka për qëllim që të njoftojë edhe kryeministrin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me mos lejimin e shamisë nëpër shkolla. Organizatorët, sipas mediave presin që Erdogan të bëjë presion përfaqësuesve të Institucioneve të Kosovës.

Protesta rreth kësaj çështje ka pasur që nga viti 2010. Ndryshe, rreth 90% e popullsisë së Kosovës janë myslimanë, megjithatë shteti i ri mbetet një vend laik.

Lajme të ngjashme

Back to top button