Rama shtron iftar: Feja islame nuk ka lidhje me ISIS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shtuar iftar për besimtarët myslimanë dhe në këtë darkë ai ka lëshuar edhe disa mesazhe.

Rama tha se në një kohë që terrorizmi është kthyer në një problem ndërkombëtar, ai duhet luftuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me fenë islame dhe asnjë fe tjetër, transmeton Albeu.

“Kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë për të përjetuar dhe krijuar një hapësirë bashkëjetese. Kjo është një atmosferë e posaçme që krijohet në një hapësirë si kjo.Pjesëmarrja në një Iftar prej kampeve të ndryshme, nuk është vetëm shenjë respekti, por edhe një mundësi e veçantë për të përjetuar një hapësirë bashkëjetese të çiltër. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëria e vërtetë, na thotë Kurani dhe drejtësia e ka themelin tek njohja e së drejtës së tjetrit që nuk ka të njëjtin besim. Dhe kjo praktikë vjen përmes bukë-ndarjes”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se terrorizmi i ISIS nuk ka as lidhje me fenë islame dhe as me paqen, që e promovon kjo fe.

Lajme të ngjashme

Back to top button