Vuçiq heq dorë nga Komisioni për Vëllezërit Bytyçi

Sipas burimeve të gazetës serbe, “Danas”, rasti i është marrë prokurorit të deritanishëm dhe i është dhënë një prokurori tjetër.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka hequr dorë nga formimi i komisionit të pavarur për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së vëllezërve Bytyçi, kryesues i të cilit është dashur të jetë Veran Matiq, shkruan e përditshmja serbe “Danas” e thirrur në burime të mirinformuara me rastin.

Më tej theksohet se kryeministri serb ka hequr dorë nga formimi i këtij komisioni dhe tërë çështjen ia ka lënë sërish në dorë Gjykatës për Krime Lufte, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve të “Danas”, rasti i është marrë prokurorit të deritanishëm dhe i është dhënë një prokurori tjetër.

Kjo gazetë shkruan se edhe në takimin e Vuçiqit me zyrtaren e lartë shtetërore amerikane, Victoria Nuland, temë e diskutuar ka qenë edhe çështja e vëllezërve Bytyçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button