Skëndërbeu shkatërroi irlandezët

Skëndërbeu e ka siguruar pothuajse fazën e tretë kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Skuadra korçare e ka mposhtur në ndeshjen e parë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Crusaders me rezultat 4:1.

Hamdi Salihi është “fajtori” kryesor që mysafirët u kthyen kokëulur pasi që sulmuesi i Kombëtares arriti dy gola në këtë përballje. Një gol tjetër e realizoi kosovari Bernard Berisha, ndërsa Nimaga Bakary u shënua poashtu në listën e golashënuesve.

Kualifikimi në fazën e tretë për Skënderbeun do të jetë historik dhe me pak fat në shortin e radhës skuadra korçare mund të bëjë historinë për tu kualifikuar në garën e famshme evropiane./

Lajme të ngjashme

Back to top button