Gjërat që nuk duhet të pranoni në emër të dashurisë

Në emër të miteve false të dashurisë romantike shumë femra janë mësuar të pranojnë pak nga të gjitha deri në vuajtje për shkak të personit që dashurojnë, transmeton Telegrafi.

1- Poshtërimi
Kjo nuk është asnjëherë sjellje normale mes dy të dashuruarve. Ofendimi i përhershëm nga njeriu që doni nuk duhet toleruar.

2- Dhuna fizike
Po ndodh gjithnjë e më shumë që femrat bëhen pjesë e dhunës fizike nga ana e partnerit dhe këta të fundit shpesh kthehen sërish sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

3- Xhelozia e sëmurë
Është një tjetër element i një lidhjeje të rrezikshme. Bëni kujdes në fillesat e marrëdhënies sepse më pas mund të jetë shumë vonë.

4- Denigrim
Ka njerëz që kënaqen duke denigruar njeriun që ‘dashurojnë’ duke e bërë të ndihet keq dhe aspak rehat me veten në sytë e të tjerëve. Kjo më shumë se dashuri është shenjë e një frustrimi personal.

5- Ironia e rëndë
Ekzistojnë edhe meshkuj që fshihen pas ironisë duke sulmuar pikat e dobëta të partneres së tyre, shkruan Anabel. Kjo ka të njëjtën vlerë me sulmin direkt, por është më dinake.

6- Mungesa e pajustifikuar
Përveç rasteve të lidhjes në distancë ka partner që neglizhojnë lidhjen dhe nuk duan të japin shpjegime. Më mirë evitojini!

Lajme të ngjashme

Back to top button