Policia e Shkupit me kontrolle të përforcuara të trafikut, dënime dhe gjobitje

Nga kontrollet e fundjavës së kaluar, 99 shoferë janë kapur nën ndikimin e alkoolit, 48 kanë vozitur pa leje, dhe 53 kanë vozitur me leje të skaduar. Më shumë se 470 shoferë janë sanksionuar për kundërvajtje në trafik gjatë kontrolleve të kryera nga ekipet rrugore të Departamentit të punëve të brendshme në zona të qyteteve, njofton MPB.

Përveç 200 dënimeve që u përmendën, shkeljet e tjera, sipas policisë, janë për kalimin në drita të kuqe, ngasjen me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, jo përdorimin e rripit të sigurimit, folja në mobil duke vozitur, mos dhënia e përparësisë këmbësorëve, dhe tejkalim të parregullt.

Me automjete merimanga janë marrë 64 automjete gjatë kësaj fundjave.

“Do të vazhdojmë me kontrolle të trafikut në lidhje me kundërvajtjet të cilat mund të shkaktojnë aksidente, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe përpiqemi që t’i zvogëlojmë aksidentet rrugore dhe që ta përmirësojmë  sigurinë në trafik”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button