Thaçi-Nuland: Kriza e partive politike është virtuale

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim me Ndihmës-Sekretaren në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë,Viktoria Nuland, e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të Sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash. Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, Laura Burns.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE, njoftojnë nga kabineti i Thaçit.

“Duke folur për rrjedhën e negociatave Thaçi theksoi se PDSH në kuadër të këtij procesi ka dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit dhe të rekomandimeve urgjente nga KE, e që përfshijnë realizimin e rekomandimeve të raportit të Pribes, duke kërkuar që kjo pako e reformave të përfshijë edhe kërkesat e PDSH-së, gjegjësisht përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në Parlament, votimin e dyfishtë për miratimin e buxhetit, si dhe të pikave tjera nga platforma politike.” njoftojnë nga kabineti i Thaçit.

Thaçi vlerësoi se situata aktuale është e palogjikshme dhe në kundërshtim me atë që duhet bërë për të zgjidhur kriza politike, juridike dhe ekonomike.

Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit, marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, funksionimi i institucioneve, si dhe ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim, njoftojnë nga kabineti i Thaçit.

Lajme të ngjashme

Back to top button