Zyrtarët shkatërruan armë dhe drogë në helmuesin e Pollogut “Jugohrom“

Fabrika e “Jugohromit” në Jegunovc vazhdon të funksionojë si më parë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 8 muaj që ka skaduar afati kur ajo është dashur të vendos filtra në oxhaqe për të mos e ndotur ambientin, dhe që nuk e ka bërë deri me sot.

Zyrtarë të Qeverisë vazhdojnë ta vizitojnë por asnjëherë për t’ia tërhequr vërejtjen për të vendosë filtra, por për të shkatërruar armë e drogë.

Sot në këtë fabrikë janë shkatërruar rreth 600 pjesë të armëve dhe më shumë se një ton drogë, informojnë nga MPB.

Në Jugohrom gjatë shkatërrimit të armëve ishte ministri i punëve të brendshme dhe anëtarë të komisionit për shkatërrimin e armëve, që janë ruajtur në depot institucionale.

Nga ana tjetër, Tetovarët po ngulfatën nga ndotja e ajrit dhe reagojnë vazhdimisht, duke e fajësuar Jugohromin se shkaktar kryesorë për ndotjen e qytetit, por deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhur.

Kohë më parë u bë me dije se kjo firmë do të falimentojë mirëpo kjo aspak nuk ndikon në punën e saj sepse vetëm do të ndryshohet pronari por nuk do të ndalet puna./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button