Dorëzohet propozim ligj për ndërprerjen e procesit të lustrimit në Maqedoni

Sot nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së janë dorëzuar në Kuvend propozim ligj për ndërprerjen e procesit të lustrimit në Maqedoni.

Ky vendim vjen 7 vite pas miratimit të ligjit të parë në vitin 2008 me të cilin personave që kanë bashkëpunuar me shërbimet e sigurimit shtetërorë në ish Jugosllavi u ndalohej të ushtronin veprimtari publike. Më pas Gjykata Kushtetuese abrogoi 12 nene të ligjit fillestar për lustrim. Por, në vitin 2012 me mbështetje vetëm të partive në pushtet Kuvendi miratoi ligj të ri për lustrim, prej ku gazetarët, klerikët, organizatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk kishin obligim të paraqesin deklaratë deri te Komisioni për lustrim. Me ligjin e ri lustrimi përfshiu edhe periudhën e pavarësisë së Maqedonisë deri në vitin 2006. Deri më tani janë lustruar gjithsej 199 persona, disa prej të cilëve me vendime të plotfuqishme ndërsa disa lëndë u hodhën nga gjykata administrative. Në mesin e të lustruarve janë edhe 35 persona të cilët nuk jetojnë sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button