Schulz-Meta: Bashkëpunim rajonal, i rëndësishëm për dialogun dhe besimin e ndërsjellë

Kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz e ka filluar vizitën në Shqipëri, me takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Pas bisedimeve mes dy delegacioneve, Schulz dhe Meta kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat në ambientit e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ku kanë folur rreth procesit të reformave në Shqipërie, procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe rreth rolit të bashkëpunimit rajonal, raporton Anadolu Agency (AA).

Schulz në fjalën e tij ka shprehur edhe entuziazmin për arritjen e marrëveshjes mes liderëve të Eurozonës dhe Greqisë, marrëveshje kjo e përshëndetur edhe nga kryeparlamentari Meta.

Kreu i Parlamenti Europian ndër të tjera u shpreh se: “Dua të falënderoj Parlamentin për atë që është bërë rreth bashkëpunimit rajonal. Ajo që është bërë në dy vitet e fundit në këtë drejtim ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit. Ky bashkëpunim rajonal është i rëndësishëm për ndërtimin e frymës së dialogut dhe të besimit të ndërsjellë. Ndërtimi i besimit dhe marrëdhëniet e frytshme ndërmjet vendeve dhe dialogu i vazhdueshëm janë të rëndësishëm për rajonin”.

Sipas Schulz Shqipëria luan një rol të rëndësishëm mbështes për BE-në në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ka shtuar se debatet e brendshme nuk duhen transportuar në Bruksel.

Gjithashtu ai ka vlerësuar se një nga elementët për vijimin e qëndrueshmërisë në vend është vijimi i reformave, sidomos reforma në gjyqësor, që sipas tij jo vetëm duhet të jetë e qëndrueshme, por përbën edhe një element të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit të Shqipëri, Ilir Meta u shpreh se kjo vizitë tregues i qartë i vëmendjes dhe mbështetjes të BE-së dhe mënyrë veçantë Parlamentit Europian për Shqipërisë dhe për rrugën e saj europiane. “Kemi patur takim konstruktiv. Kemi vlerësuar se marrëdhëniet mes Parlamentit Europain dhe Shqipërisë janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian. Kam shprehur vendosmërinë për të vazhduar me reformat që kemi në proces dhe për prioritet kyçe. Pas përfundimit të reformës territoriale, fokusi ynë kryesore mbetet reforma në drejtës. Kemi biseduar edhe për zhvillimet në rajon, ky Shqipëria si anëtare i NATO-s mbetet e angazhuar për paqen, stabilitetin në rajon. Kam shprehur mirënjohjen edhe për mbështetjen që PE vazhdon të japë në rajon tonë, sidomos në Kosovë, në kuadër të progresit të saj, forcimit të institucioneve, si dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosvës dhe Serbisë, proces që Shqipëria e mbështet plotësisht.”

Ndërkohë Schulz është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe pritet të takohem edhe me kryeministrin, Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button