Aksident, vetura rrokulliset disa herë në Vodno (FOTO)

Një makinë e shkatërruar dhe rrokullisur gjatë një aksidenti është parë në Vodno gjatë pasdites së djeshme, nga e cila janë lënduar dy persona të moshës njëzet vjeçare. Automjeti siç edhe e shikoni është rrokullisur disa herë dhe në fund ka përfunduar në afërsi të ish hotelit Panorama.

Djelmoshat që ishin në makinë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë transferuar në Qendrën urgjente në Klinikën e Shkupit. Deri më tani nuk dihen arsyet e aksidentit. Në vendin e ngjarjes nuk kishte polic, prezent ishin disa të njohur të djelmoshave të cilët thanë se vozitësi ka qenë shumë shpejtë si dhe që ishte hera e parë që voziste pas marrjes së lejes së vozitjes. Gjatë aksidentit fatmirësisht nuk kishte makina tjera si dhe këmbësorë.

Aksident në Vodno 2 Aksident në Vodno 4 Aksident në Vodno 5 Aksident në Vodno

Lajme të ngjashme

Back to top button