LSDM: Intensifikohen format dhe mekanizmat për kthimin e demokracisë

Lideri i partisë opozitare maqedonase LSDM,  Zoran Zaev  së bashku me sekretarin gjeneral të partisë , Oliver Spasovski dhe bartësi i shtyllës Partneriteti për Maqedoni demokratike, Stevo Pendarovski organizuan takim me OJQ-të dhe Sektorit qytetar “Qytetarët për Maqedoninë”, ka kumtuar LSDM.

“Njëzëri është konstatuar se marrëveshja e 2 qershorit është shkelur nga Nikolla Gruevski me çka do të intensifikohen format dhe mekanizmat për realizimin e aktiviteteve për ndryshim të regjimit dhe kthimit të demokracisë në Maqedoni. Në takim janë këmbyer mendime për mënyrën e arritjes për qëllimin e këtillë të patjetërsueshëm për qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button