Maqedoni, 541 emigrantë tjerë marrin vendime për azil

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të Ligjit për Azil u dha vendime për azil 541 shtetasve të huaj të cilët hyjnë ilegalisht në Maqedoni.

Nga 19 qershori 2015 deri më 10 korrik 2015 në ora 08:00, janë dhënë 10,469 certifikata për shtetas të huaj, nga të cilët 8,086 janë meshkuj, 1,307 gra, dhe 1,019 fëmijë të cilët udhëtojnë me kujdestar, dhe 57 pa kujdestarë. Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë certifikata, shumica janë të Sirisë me 7,252, pastaj Afganistan me 930, Irak 572, Pakistan 435, Somali 323, Palestinë 291, Kongo 241, dhe numër i vogël nga shtetet tjera.

Ministria e Shëndetësisë e vazhdon dezinfektimin e automjeteve dhe lokaleve ku qëndrojnë emigrantët ilegal. Ekipet lëvizëse të Kryqit të Kuq në Gjevgjeli dhe Tabanoc kanë ofruar ndihmë të shpejtë për 116 emigrantë, nga të cilat 5 herë janë transportuar në spitale, por asnjë person nuk është hospitalizuar. Përveç kësaj janë shpërndarë 92 shishe me ujë, 41 kuti me biskota, 18 pako pelenash, dhe paketa të higjienës.

Lajme të ngjashme

Back to top button