Supozimet nuk janë burim informacioni

Recension: A iu prish Ramazani molla Sulës? (FOTO)

Bindjet dhe sjelljet e individëve, kur atë në asnjë mënyrë nuk cenojnë të tjerët, sipas rregullave të gazetarisë asnjëherë nuk nënçmohen, madje përkundrazi. Media është “në favor” të mbrojtjes së individëve pavarësisht dallimeve që mund të kenë. Teksti që po recensojmë ka për qëllim të denigrojë individët që përmendet por dhe paragjykon pa të drejtë, që në të dyja rastet është në kundërshtim me kodin profesional të gazetarëve.

A iu prish Ramazani molla Sulës   FOTO    Tetova SotLinku deri te artikulli origjinal: A iu prish Ramazani molla Sulës? (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 08/07/2015

Data e recensionit: 09.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Një tekst përplot supozime, spekulime dhe pa asnjë burim ose argument. Përveç kësaj lajmi përmban edhe shumë provokime të llojeve të shumta, nga ato morale deri te ato fetare. Teksti njollos dhe vë në dilemë moralin e më shumë personave, përfshirë këtu deputeten Ermira Mehmeti dhe kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin. Përveç moralit teksti vë në lojë edhe devotshmërinë fetare të kreut të BFI-së që paraqet ofendim, por mbi të gjitha këto bëhen pa fakte dhe argumente.

Një foto që qarkullon në rrjetet sociale shihet deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti me kryetarin e BFI-së Sulejman Rexhepin. Ermira si duket është afruar tepër afër molla Sulës ku në rrjetet sociale hedhin dyshime nëse reisi i BFI-së mund të kishte prishur agjërimin.

Në fillim të tekstit autori bën vlerësime hipotetik, ndërsa më pas thirret në biseda të bëra nëpër rrjetet sociale. Përmes këtyre bisedave të cilat njashtu nuk i publikon por edhe nuk mund të paraqesin argument gazetaresk edhe sikur te ekzistojnë, autori i tekstit vë në pikëpyetje jo vetëm moralin personal por edhe besimin fetarë dhe devotshmërinë e kryetarit të BFI-së. Jo se liderët, qofshin edhe ata fetar, nuk duhet gjykuar, por kjo bëhet vetëm nëse ka fakte, në të kundërt gazetari bën ofendime dhe shpifje, çka jo vetëm që është veprim joprofesional, por edhe dënohet me ligj.

Shoqëria jonë është përplot me diversitet, ndër të cilat edhe ai fetar ku bëjnë pjesë edhe ata që nuk janë praktikantë të feve. Mediat nuk mund të jenë nxitëse të mos tolerancës, por përkundrazi. Është joprofesinalizëm i theksuar që spekulime dhe dyshime të ndryshme të prezantohen si fakte dhe argumente për denigrim të individëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button