Liqeni i Mavrovës dhe lumi Radikë pasurohen me troftë

Në suazat e kompetencave dhe planin për mbrojtjen e fondit të peshqve në lumin Radikë dhe në liqenin e Mavrovës, Ndërmarrja publike, “Parku Nacional” Mavrovë,, ka realizuar shumimin e tyre me 15 mijë specie të troftës.


“Në katër lokacione të ndryshme kemi lëshuar rreth 100 kilogram peshq, të llojeve të ndryshme të troftës të cilën e kemi huazuar nga qendra , ”Shum” e Shkupit. Kjo është një nga aktivitetet tona për pasurimin e fondit të peshqve në territorin që është nën kompetencat e parkut dhe për ne është një prioritet shumë i madh, theksoi Oner Jakupovski, drejtor i NP  “Mavrovë”.

Kohë më pare në prani të përfaqësuesve të Agjencionit për marrjen  e sendeve të konfiskuara u janë dorëzuar rrjeta të konfiskuara me peshq , dhe atë tetë cope me gjatësi prej 140 metra, nga peshkatarë pa leje të cilët kanë marrë edhe dënimet e tyre përkatëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button