Çamët do presin me protesta Presidentin e Greqisë

Mbërrin sot në mbrëmje në Shqipëri për një vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Greqisë Karolos Papulias. Kreu i shtetit grek shoqërohet në këtë vizitë nga 3 ministra, ai i Mbrojtjes, Energjisë dhe Arsimit. Mësohet se fillimisht do të ketë një takim me kryepeshkopin Janullatos dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule.

Të hënën, Papulias do trë pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama. Po ashtu, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të zhvilluar nga ambasada e vendit të tij, raporton ABCnews.

Ditën e martë, Presidenti grek do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha,. Pas këtij takimi do të niset drejt jugut, për një takim me minoritetin në Dervican e kryebashkiakun e Gjirokatrës.

Vizita e Presidentit Papulias është paraprirë nga vizita e ministrit të Jashtëm grek Evangelos Venizelos.

Ashtu si 8 vite më parë, Presidenti grek Karolos Papulias do të pritet me protesta,te cilat ketë here do te zhvendosen nga Saranda, në Tiranë. Shoqata Çamëria, e mbështetur nga partia parlamentare came,PDIU, ka paralajmëruar një tubim para selisë së Presidencës, për të ngrituar zerin ndaj te drejtave te komunitetit çam.

“Vizita dy ditore e presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri, është rasti më i mirë që shoqata Çamëria t’i bëjë të ditura institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij. te bindur me shume se kurrë ne drejtuesin e kauzes sone, ftoj te gjithe shqiptaret te marrin pjese ne tubimin qe shoqata patriotike cameria do te organizoje përballë presidences, ditën e hëne, ne orën 10”, u shpreh Ardian Tana, kryetar i Shoqatës Çamëria.

Çamët kërkojnë nga Presidenti grek të mbajë të njëjtin qëndrim si para 20 vitesh, kur deklaroi se do të duheshin dy dekada për tu përballur me këtë çështje.

“Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht”, tha ai.

Presidenti grek gjatë qëndrimit, në Shqipëri,do te takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, por edhe me përfaqësues të minoritetit grek.

Lajme të ngjashme

Back to top button