Erdogan dhe Davutoglu formojnë qeverinë e re

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dha mandat kryeministrit Ahmet Davutoglu për të formuar Qeverinë, raportojnë mediumet turke.

Me këtë fillon afati 45 ditësh në të cilën duhet të formohet kabineti qeveritar. Nëse gjatë këtij afati nuk formohet qeveria, kreu i shtetit do të vendosë për të organizuar zgjedhje të reja.

Më shumë se një muaj kanë kaluar nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Turqi më 7 qershor, në të cilat Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) për herë të parë humbi shumicën parlamentare.

Kryeministri turk do të ketë takim me liderët e tre partive opozitare në rrethin e parë të negociatave për përbërje të qeverisë së koalicionit. Këto takime do të përfundojnë deri të mërkurën e ardhshme, njoftuan burime nga kabineti kryeministrit Davutoglu.

Lajme të ngjashme

Back to top button