Lindje e Mesme, Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Princi i Arabisë Saudite

Princi i Arabisë Saudite, Saud al-Faisal, që mbante dhe statusin si ministri i jashtëm më jetëgjatë në shëbrim në të gjithë botën, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Akoma nuk ka një deklaratë zyrtare për shkakun e vdekjes. Kohët e fundit Princi i ishte nënshtruar një numri të madh operacionesh.

Ai ishte Ministër i Jashtëm i Mbretërisë për 40 vjet, përpara se të hiqte dorë nga posti në muajin prill të këtij viti.
Shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, tha se bota kishte humbur një diplomat të çmuar.
Analistët thonë se ai ishte një njeri i respektuar dhe se për dekada me radhë është përpjekur për t;i dhënë zgjidhje turbullirave në Lindjen e Mesme.
Ai konsiderohej si fytyra publike dhe zëri i vendit të tij.
“Princi Saud al Faisal ishte njeri shumë human, njeri i dhembshur e ditur,” tha ish-kryeministri britanik Tony Blair gjatë një deklarate. “Ai punoi pa u lodhur për vendosjen e paqes”.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Osama Nugali tha : “Sytë na janë mbushur me lot, ndërsa zemrat na janë trishtuar”.
Princi Saud ishte djali i Mbretit Fisal. Ai lindi në vitin 1940, dhe ishte një nga të parët breza që morën traditën dhe arsimin perëndimor.
Saud studio ekonomi në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara në vitet 60’. Në vitin 1970, ai u bë zëvendës guvernator i ish-kompanisë shtetërore të burimeve natyrore Petromin dhe vitin e ardhshëm ai u emërua zëvendës ministër i naftës dhe burimeve minerale.
Princi Saud u emërua Ministër i Jashtëm në vitin 1975.

Lajme të ngjashme

Back to top button