RDK dhe Lëvizja për Reforma me platformë të përbashkët

Kryesia Qendrore e Lëvizjes për Reforma – PDSH, caktuan pesë emrat që nesër do të zhvillojnë takimin e përbashkët me anëtarë të RDK-së për përpilimin e Platformës së përbashkët.

Sekretari i përgjithsëm Arben Taravari, Remzi Memedi, Besa Kadriu dhe Alajdin Demiri janë në përbërje të ekipit të Lëvizjes, që nesër (e premte) nga ora 11:00 do të zhvillojnë takimin e parë me ekipin e RDK-së për përpilimin e Platformës, në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, bashkëpunimit të arritur kohë më parë në mes dy partive.

Ky takim i parë do të zhvillohet në zyrat e RDK-së në Gostivar, ndërsa në të do të jenë të pranishëm edhe dy kryetarët Ziadin Sela dhe Vesel Memedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button