Liria nënkampion i Maqedonisë në mundje

Në sallën sportive “Petar Pop-Arsov” në Kriva Pallankë, dje përfunduan ndeshjet finale të kampionatit ekipor për senior të  Maqedonisë. Organizator i turneut ka qenë Federata e Mundjes së Maqedonisë, në bashkëpunim me Komunën e Kriva Pallankës, ndërsa nikoqir ishte klubi i mundjes nga Kriva Pallanka, “Osogovski”.

Në turneun përfundimtar morën pjesë tri ekipet më të mira në vendin tonë: “Liria” nga Shkupi, “Ballkanec”, nga Shtipi dhe “Buçim” nga Radovishi. Garat u zhvilluan në shtatë kategori, me luftërat nga 55 deri 120 kilogram.

KM Liria ka arritur që të fitojë kampionin e vitit të kaluar, “Ballkanec” nga Shtpi, duke i lënë ata të tretit, ndërsa të parët në këtë turne ishin Buçim nga Radovishi.
Trajneri i KM Liria, Lulzim Vranezi është shprehur i kënaqur nga mundësit dhe nga pozita e dytë e fituar. “Ky është një sukses shumë i madh për ekipin tonë.

Edhe pse garat u zhvilluan për sendor, te Liria kemi pasur vetëm një garues sendor, dhe të tjerët kanë qenë me moshë shumë më të re. Por ne u kemi dhënë mundësinë atyre që të tregojnë kualitetet, e që kjo edhe rezultoi me fitimin e pozitës së dytë në gara ekipore në shtet”, tha për “Portalb”, Vrenezi.

Edhe nënkryetari i klubit dhe koordinatori, Amet Ademi ka shprehë gëzimin e tij, pasi për te kjo është një fitore shumë me vlerë, duke e mundur një nga kundërshtarët më të fortë të vendit. “Ne kemi mundur më të mirët, kampionin e vitit të kaluar. Kjo do të thotë se mundësit tanë pak kishin nevojë dhe të shpallen edhe kampion, por ne udhëtuam për në Pallankë me mundës të rinj, të cilët për shkurt kohë do të dominojnë në Maqedoni, dhe kampionatet evropiane dhe botërore”, ka thënë Ademi i cili nuk ka harruar që të falënderoj kryetarin e klubit Betim Vrenezi, për punë e palodhshme që po bën për avancimin e mundjes në përgjithësi. 

Garat në mundje vazhdojnë edhe sot, kur në sallën “Mentas Allajbegu”, do të zhvillohet kampionati shtetëror për pionier. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button