Në hekurudha për “Fiqo” do të vozisim “Ferrari”

Shteti është duke blerë trena që mund të arrijnë shpejtësi nga 160 kilometra në orë, por ne kemi disa binare në hekurudha që nuk mund ta përballojnë këtë shpejtësi, në ato vende lejohet shpejtësi maksimale deri në 100 kilometra në orë. Blihen trena me fuqi të cilat nuk përshtatet me konstruksionin e hekurudhave tona, transmeton Plusinfo.mk.

“Kjo është njëjtë sikur të blesh veturë Ferrari që arrijë shpejtësi deri në 330 kilometra në orë, dhe ta vozisësh atë në rrugë fshati e cila lejon shpejtësi prej vetëm 20 kilometrave në orë. Pyetja këtu është: pse hedh një shumë të madhe parash për një gjë kur nuk mund ta përdorësh: E qartë është se është gabim kjo blerja e këtyre trenave. Në vend që të mblidhen paratë së pari për rikonstruktimin e hekurudhave, dhe pastaj të blihen trenat që përshtaten me shpejtësinë e lejuar në hekurudha, këto vetëm i hedhin paratë në trena që nuk mund të vihen në efekt”, thotë profesori nga fakulteti i ndërtimtarisë në Tetovë, Vullnet Palloshi.

Këta trena, thotë ai, sipas ligjeve aktuale në shtet, nuk do të mund të marrin leje për lëvizje në binarë.

“Me ligjin tonë është e ndaluar të lëvizin trenat me motorë të cilët arrijnë shpejtësi më të madhe se sa ajo që lejon linja hekurudhore. Hekurudhat e Maqedonisë janë konstruktuar për automjete të cilat lëvizin me shpejtësi prej 80 deri në 100 kilometra në orë. Sipas kësaj, trenat të cilat blihen tani nuk do të lejohen të lëvizin në këto hekurudha, nëse ndiqet ligji maqedonas”, tha Palloshi.

Vendi ka 925 kilometra hekurudhë, dhe nga këto vetëm 313 janë të elektrizuara. Plotësisht 699 kilometra janë hekurudha të hapura, 226 janë anësore, dhe 102 janë industriale. Shfrytëzimi i tyre është ndër 50 përqind. Pjesa më e madhe e hekurudhave, përveç dy, mbarojnë si rrugë qore, ndërsa ndërtimi i hekurudhave të reja shumë rëndë realizohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button