Recenzion: Ziadin Skopsko Sela me alkohol në tavolinë për Ramazan (FOTO)

Gazetarët duhet të respektojnë bindjet e individëve që bëhen objekt i tyre profesional, kështu i mëson kodi etik i gazetarisë. Liria për tu shprehur shtrihet deri aty ku fillon liria e dikujt tjetër. Përkatësia fetare është bindje personale, prandaj është çështje personale se sa je praktikant i besimit të cilit i përket dhe në asnjë mënyrë kjo bindje që garantohet me ligj nuk duhet të jetë objekt i denigrimit të një personi.

download (8)Linku deri te artikulli origjinal:Ziadin Skopsko Sela me alkohol në tavolinë për Ramazan (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 05.07.2015

Data e recenzionit: 06. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

 

E rëndësishme për lexuesin është lajmi që përmban informacion të rëndësishëm për interesin publik. Lajmi që po e recenzojmë nuk është në interes të publikut dhe mund të interpretohet si tendencioz.

“Në rrjetin social Facebook po qarkullojnë foto nga dreka e djeshme e kryetarit të Strugës Ziadin Sela me shqiptarin ortodoks Branko Manojllovski bashkë me disa njerëz të tjerë. Komentet e shumta në Facebook kanë të bëjnë me faktin që dreka u shtrua në mes të muajit të shenjtë të agjërimit dhe siç shihet në foto, drekuesit konsumojnë alkool.”

Parësore për lexuesin do të ishte rëndësia e këtij takimi mes Manojllovskit dhe Selës dhe çfarë kanë biseduar e jo se çfarë dhe si drekuan. Opinioni dëshiron të dijë informacione që përbëjnë interes publik, e këtë duhet t’ia sigurojë gazetari.

Për personat publik gjithmonë ka interes edhe për veprimet dhe bindjet e tyre private, por këto nuk mund të përdoren si bazë për denigrim, aq më tepër jo bindjeve fetare të cilat mbrohen me ligj dhe kushtetutë.

Neni 16 i kushtetutës të Republikës së Maqedonisë thotë se “Garantohet liria e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit”.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Bravo o kofte Seles. Po cka ka te keqe ketu, ai perfaqeson shqiptarin e jo arabin e me shume kur eshte takuar me nje vella shqiptar orthodox. Kush do me majte ramazan le te urdheroj e jo keshtu me i linqu njerezit…

Back to top button