Turan do të luaj për gjashtë muaj në Turqi

Arda Turan gjatë këtij afati kalimtar të verës pritet të huazohet te ndonjë skuadër tjetër, pasi me Barcelonën nuk ka drejtë të luaj deri në janar të vitit 2016.

Turan, ka gjasa që pas katër viteve të rikthehet në elitën e futbollit turk. Por, kësaj radhe te Fenerbahçe.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i bordit të klubit nga Stambolli, Ilhan Eksiglu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Arda karrierën e ka nisur te Galatasaray, me të cilin ekip ka luajtur deri në vitin 2011. Më pas, reprezentuesi turk u transferua te Atletico Madrid ku luajti deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button