Shaqiri refuzon edhe një ofertë të Interit

Interi i ka bërë dje ofertën e parë për largim Xherdan Shaqirit. Shaqës i është propozuar që të hyjë në shkëmbim “kokë me kokë” me yllin e Wolfsburg, Ivan Perisic.

Por këtë ofertë Shaqa e ka refuzuar menjëherë duke informuar zyrtarët e skuadrës së është i gatshëm të luftoi për pozitën e titullarit në skuadër.

Dieter Hecking, drejtori i Wolfsburg ka thënë se Interi i ka bërë ofertë skuadrës së tij për blerjen e Perisic, dhe se pjesë e ofertë është edhe shkëmbimi me një futbollist.

Në këtë mënyrë Interi po vazhdon në njëfarë mënyre presionin ndaj Shaqirit që nuk është aspak i preferuari i Mancinit.

Lajme të ngjashme

Back to top button