Disa komuna dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

­ Një pjesë e konsumatorëve të fshatit Luboten nesër nga ora 08:30 deri në orën 14:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 06:00 deri në orën 09:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e fshatrave Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Sfillare e Poshtme dhe e Epërme, Radushë, Matka e Poshtme dhe e Epërme, Gërçec, Lubin, Gllomovë, Shishovë, Arnaqi, Çajlanë, Bukoviq, Kondovë, Velepolë, Kuçkovë, Çashka, Semenisht, Laskarcë, Paniçar dhe Rahoviq. Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e lagjes Lisiçe e Epërme në afërsi të kishës “Shën Petri dhe Pali”, rr. “1515” në lagjen Pintia, një pjesë e rrugës “Gjorgji Kapçev” rrugët “1”, “4” dhe “16”, një pjesë e rrugës “Hristo Tatarçev” rrugët “9” dhe “15” në komunën e Aerodromit dhe Kisela Vodës. Nga ora 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Creshevë, Viniçe dhe Bullaçan.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e punëve në rrjetin e distribuimit nga ana e ekipeve të EVN Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button