UFO bie në oborrin e një shkolle në Londër (Foto)

Nxënësit e një shkolle fillore në Londër u trembën ditën e sotme teksa një UFO u përplas në oborrin e saj.

Gjithsesi, UFO-ja nuk ishte një objekt fluturues që vinte nga jashtë toke, por një pajisje fluturuese e dizajnuar për të promovuar një aktivitet.

Objekti ishte ndërtuar nga një prej prindërve të nxënësve. Drejtoresha e shkollës, Helen Connor i tha gazetës britanike “The Independent”: Objekti fluturues u ndërtua nga një prind mjaft i talentuar, i cili e ndërtoi për një kohë rekord.

Në fakt, skena ishte mjaft reale, u duk sikur vërtet u përplas një UFO në shkollën tonë, pasi na ndihmoi edhe mjegulla”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button