El Salvadori njeh Kosovën

El Salvadori e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 105 -të që ka pranuar shtetin e Kosovës.

Lajmin për njohjen e Kosovës nga El Salvadori e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në rrjetin social “Twitter”, raporton Zëri.

“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.

Njohjet e fundi kanë ardhur nga Libia, Grenada dhe Tajlanda , kurse kjo njohja më ere nga El Salvador është njohja e 105-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button