Studentët e USHT-së për vizitë në Universitetin e Trakisë

Në kuadër të bashkëpunimit, tani më mjaft të frytshëm, në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Trakisë nga Edreneja e Republikës së Turqisë, kohë më parë, respektivisht prej 9 deri më 20 shtator, mbi 30 studentë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, të udhëhequr nga profesori i tyre, Doc. Dr. Agim Ramadani, qëndruan në Universitetin e Trakisë, me ç‘rast realizuan më shumë vizita me krakter mësimor, në qendra të ndryshme të këtij universiteti, por edhe në klinikat universitare të Universitetit të Trakisë, në të cilin funksionon është njëri prej Fakulteteve më të mirë të Mjekësisë në Republikën e Turqisë.

Qëllimi i kësaj vizite të studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Programi studimor i Mjekësisë së përgjithshme, ishte trajnimi i tyre si dhe njohja me të arriturat më të reja në fushën e mjekësisë. 

Ata, me këtë rast vizituan, Institutin e Gjenetikës në Edrene, si dhe më shumë klinika universitare,  siç është ajo e gjinekologjisë, kardiologjisë, onkologjisë, urologjisë, pediatrisë, otorinolaringologjisë, hematologjisë dhe klinika të tjera, vizita këto, në të cilat studentët e Mjekësisë së përgjithshme të USHT-së fituan njohuri praktike, lidhur me lëndët klinike të cilat i mësojnë në vitet e fundit të studimeve të tyre. 

Studentët e Programit studimor të Mjekësisë së përgjithshme të USHT-së, bashkë me profesorin e tyre, Doc. Dr. Agim Ramadani, u pritën në një takim edhe nga vetë rektori i Universitetit të Trakisë, Prof. Dr. Yener YÖRÜK. 

Ai, me këtë rast edhe një herë e potencoi bashkëpunimin mjaft të frytshëm që kanë tani më këto dy universitete, duke potencuar me këtë rast edhe rolin e Rektorit të USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, si rezultat i të cilit deri më tani janë zhvilluar me dhjetëra vizuta të ndërsjella të stafit udhëheqës, stafit akademik dhe studentëve, ndërsa janë organizuar edhe disa konferenca shkencore tëbërbashkëta me karakter ndërballkanik.

Lajme të ngjashme

Back to top button