Talat Xhaferi pranoi se shteti është partizuar nga BDI dhe VMRO

Deputeti i BDI-së dhe ish ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi I vërtetoi akuzat dhe konstatimet se institucionet e shtetit janë nën kontrollin e partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Në seancën e sotme në Kuvend, Xhaferi pranoi se një pjesë të kulaçit e ka edhe BDI, partia që ai e përfaqëson, shkruan A1on.

“Nuk është risi mosndarja e partisë nga shteti, duke përfshi edhe subjektin që un e përfaqësoj”, tha Xhaferi duke replikuar deputetes Sollza Grçeva.

Këto komente u bënë në Komisionin për mbikëqyrje mbi zbatimin e masës së veçantë hetimore ndjekjen e komunikimeve. Grçeva ka insistuar që ky Komision nuk duhet të vendos pa praninë e opozitës dhe kryetarit Pavle Sazdov nga partia në pushtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button