LSDM-ja prish koalicionin me VMRO-DPMNE në Strugë

LSDM-ja, ka deklaruar se ndërpretë koalicionin me VMRO-DPMNE në Strugë, për arsye se partia qeverisëse është tërhequr nga parimet e marrëveshjes kolaicionuese me LSDM-në dhe ka pranuar që kryesues i Këshillit Komunal të Strugës të mos jetë nga koalicioni “së bashku për Strugën”

“Partia qeverisëse manipulon  për interesa të veta partiake. Nuk ka arsyetime  tjera për këtë veprim të pamenduar . Koalicioni “ së bashku për Maqedoninë”,  ishte bërë pikërisht për vendin e kryesuesit të Këshillit komunal të Strugës, të cilin duheshe ta fitojë koalicioni, në interes të qytetarëve maqedonas në Strugë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja, thonë se për shkak se VMRO-ja vendosi interesat e veta mbi interesat e qytetarëve, partia opozitare tash e tutje vetë do ti mbrojë interesat e qytetarëve strugan.

Lajme të ngjashme

Back to top button